Ikballe Huduti Berisha ka reaguar pasi që është shpallur “non-grata” nga ministri i Punëve të Brendshme të Shiqpërisë, Besfort Lamallari.

Berisha me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka arsyetuar prezencën e saj në protestat e Shqipërisë për Zvërnecin, duke thënë se misioni i saj “ngjason me misionin e shehidëve të Qerbelasë”.

“Mjaft më me poshtërimet që më janë bërë nga zullumqarët e vendit tim, qoftë nga pushtetarët apo fetarët”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Një përgjigjje jo për Ministrin Llamallari por për një vëlla të shqetësuar që më dërgoji këtë lajm në what’s app.

Paqe për ty Vëlla.

Po e di, vëlla i nderuar, e lexova këtë shkrim. S’kam çfarë të humb, sepse moti i kam humbur ato gjëra që zullumqarët mendojnë se unë kam vuajtur për to.

Krejt çka kam humbur është frika ndaj zullumqarëve, asgjë tjetër, sepse edhe shpirtin, edhe jetën, edhe zemrën time moti ia kam falur Dikujt që m’i ka falur.

Kam “humbur” nga kjo botë e “bukur” çdo të mirë, që nga dita kur e ngrita zërin kundër padrejtësisë në emër të lirisë humane dhe njerëzillëkut. U shkurorëzova nga kjo botë që nga dita kur e lexova poemën “Qerbelaja” të Naim Frashërit.

Jeta ime nuk do të kishte vlerë në këtë vend të shqiptarisë nëse unë nuk e kr

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume