Kryeministri Hristijan Mickoski, në një intervistë për RTM me rastin e dy viteve nga marrja e mandatit të Qeverisë, theksoi se, megjithëse kriza aktuale energjetike është më e rëndë se tre krizat e mëparshme së bashku, Qeveria punon më me sukses se qeveria e kaluar dhe këtë e dëshmojnë faktet, gjegjësisht gjatë qeverisjes së LSDM-së deficiti buxhetor ishte 5,3%, ndërsa tani, edhe me krizën e naftës, është 3,5%. Po ashtu, pagat ishin në -3% rritje reale,ndërsa tani rritja reale ka arritur në 3%.

-Kur flasim për deficitin buxhetor, mora edhe parametra nga qeveria e kaluar të cilat janë shumë të rendësishme, sepse kur flitet për diçka duhet të flisni me krahasim e jo përmendësh. Kur dikush thotë: “Lëreni të kaluarën, të shohim çfarë po bëni ju”, në rregull, por ne duhet të krahasojmë rezultatet me diçka për të parë nëse po punojmë mirë apo gabim. Është logjike të krahasohemi me periudhën para nesh.

Nëse e merrni këtë, në vitin 2020 për shkak të pandemisë nuk e llogarisim deficitin buxhetor I cili ishte 8%, por në vitin 2021 ai ishte 5,3% e PBB-së, në vitin 2022 ishte 4,4%, në vitin pasues 4,6%, ndërsa vitin e kaluar ne ishim nën 4%. Këtë vit objektivi ynë ishte 3,5%.

E theksoj këtë për një arsye të thjeshtë: po të mos kishte ndodhur kriza e këtij viti, edhe ky nivel prej 3,5% në fund të vitit do të kishte qenë më i ulët, deklaroi Kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski shtoi se kriza aktuale energjetike, për të cilën të gjithë vlerësojnë se për nga intensiteti është më e rëndë se tri krizat e fundit energjetike së bashku – kriza e vitit 2022, lufta në Ukrainë dhe krizat e viteve ’70 të shekullit të kaluar, dhe këtë po e thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe presidentit të saj, Fatih Birol, I cili thotë se sipas intensitetit dhe pasojave kjo krizë do të jetë shumë më shkatërruese se të tria së bashku.

Çfarë bëmë ne? Nëse i analizoni parametrat ekonomikë të tanishëm dhe i krahasoni me ata të vitit 2022. Në vitin 2022, rritja reale e pagave ishte minus 2,9%, ndërsa tani është 3%, 6% në plus.

Le të shohim edhe tregues të tjerë, inflacionin le të themi. Në vitin 2022 ai ishte 14,2%, ndërsa tani është 4,5%. Projeksioni ishte 3,5%, por ndodhën zhvillimet që ndodhën; megjithatë, nuk është 14,5%.

Atëhere në 2022 viti mbaroi me rritje të PBB-së 2,8%, ndërsa tani, në tremujorin e parë, rritja është 3,1%, dhe pres që deri në fund të vitit të arrijë në 3,5%.

Këta janë parametrat, këto janë shifrat që nuk mund t’i injoroni, theksoi Kryeministri Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume