Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet t’i shpallë të shtunën, nga ora 11:00, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.

Rruga për shpalljen e rezultateve u hap pasi Gjykata Supreme gjatë ditës së premte hodhi poshtë ankesat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave të PDK-së.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është renditur forca e parë politike, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 22 deputetë në legjislaturën e re, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 mandate.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me shtatë deputetë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre, e më pas edhe hapat për formimin e institucioneve të reja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume