Në Maqedoninë e Veriut janë kryer të dy afat e regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme, ashtu që në afatin e parë janë regjistruar 13 423 nxënës, ndërsa në afatin e dytë 2 927 nxënës, transmeton Portalb.mk.

Në të dy afatet u regjistruan gjithsej 15 705 nxënës, ashtu që 11 171 janë nxënës që do të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, 4 241 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 14 në gjuhën serbe.

Në të dy afatet, 4 653 semimaturantë u regjistruan në gjimnaz, ndërsa 10 823 në shkollat profesionale, ndërsa në Akademinë e Sportit u regjistruan 229 nxënës.

Testi klasifikues për afatin e dytë do të mbahet më 29 qershor dhe po atë ditë pritet shpallja e rezultateve.

Ndryshe, regjistrim i parë u mbajt prej 12 deri 15 qershor, ndërsa regjistrimi i dytë më 23 qershor.

Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës parashikoi mbi 25.000 vende të lira në të 109 shkollat ​​e mesme publike në vend. Hapësira më e madhe këtë vit është lënë në arsimin profesional, ku ka më shumë se 17.000 vende të lira, i ndjekur nga arsimi i mesëm me 6.000 vende të lira, ndërsa ka 570 vende të lira në arsimin artistik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume