Më 26.06.2026 në ora 10:20 në SPB Tetovë, një burrë 67-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një grua nga fshati Negotinë e Pollogut, e cila rrejshëm ishte prezantuar si profesoreshë universiteti.

Denoncuesi në disa raste gjatë tre muajve të fundit i kishte huazuar asaj 3.400 euro, pasi ajo pretendonte se vajza e saj kishte pësuar një aksident trafiku në Francë dhe i nevojiteshin paratë për mjekim. Megjithatë, ndërkohë ai ka marrë vesh se ishte mashtruar, pas së cilës e ka denoncuar rastin në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume