Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Obiliq.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të marra, drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës kanë humbur jetën, ndërsa këmbësori ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, deklaroi Pllana.

Institucionet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Përveç këtij rasti, kjo javë ka qenë e rëndë për Kosovën, pas disa ngjarjeve tragjike që kanë rezultuar me humbje jetësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume