Aktivistja e njohur e shoqërisë civile, Nafie Selmani, ka reaguar publikisht lidhur me mungesën e një qëndrimi zyrtar nga VLEN për kërcënimet me vdekje ndaj gazetarit Rami Mislimi, si dhe për gjuhën fyese dhe kërcënimet për dhunë seksuale ndaj vajzës së tij dyvjeçare, të publikuara nga një funksionar i këtij koalicioni.

Në reagimin e saj, Selmani shtron pyetjen nëse heshtja e VLEN-it duhet të kuptohet si pajtim me sjelljen e funksionarit të tyre.

“VLEN-i ende nuk është distancuar publikisht nga kërcënimet me vdekje ndaj gazetarit Rami Mislimi, si dhe nga gjuha monstruoze që përfshinte kërcënime për dhunë seksuale ndaj vajzës së tij dyvjeçare, e përdorur nga një funksionar i tyre. A duhet ta kuptojmë këtë heshtje të VLEN-it si pajtim me sjelljen e funksionarit të tyre? Dhe a është ky ‘ndryshimi’ i madh që na premtuat, për të cilin ne ju besuam… e për çka na keni bërë të pendohemi thellësisht”, shkruan Selmani.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur rasti ka ngjallur reagime në opinion publik dhe është kërkuar dënim i qartë i çdo forme të kërcënimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume