“Të martën, në seancën për rikonstruimin e Qeverisë, pamë ofendime dhe kërcënime ndaj deputetëve.
Të enjten, e njëjta gjuhë e urrejtjes kaloi çdo kufi: u kërcënua gazetari Rami Mislimi dhe u ofendua vajza e tij vetëm dyvjeçare.
Kur politika prodhon urrejtje, viktima nuk mbeten më vetëm gazetarët, por edhe fëmijët e pafajshëm.
Asnjë bindje politike nuk e justifikon këtë nivel degradimi. Kur sulmon një fëmijë, ke humbur çdo argument dhe çdo vlerë njerëzore.
Rami, jam i bindur se për ty këto fjalë janë vetëm zhurmë e nivelit më të ulët. Do të vazhdosh të bësh punën tënde me të njëjtin profesionalizëm dhe dinjitet, sepse përgjigjja më e mirë ndaj urrejtjes është të mos lejosh që ajo të të ndryshojë” ka shkruar ish ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume