Analisti Nuri Bexheti komentoi situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “e ka lulu” situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët e Maqedonisë kanë luftuar si shqiptarët e Kosovës për me e avancu çështjen e tyre, për shkak të përzierjes tepër etnike ka qenë e pamundur të ndahet Maqedonia në baza etnike, edhe ka pasur konsensus mes elitës politike shqiptare të Maqedonisë, Republikës së Shqipërisë edhe drejtuesve shqiptarë, edhe urtë e butë ka ec kapak, kur erdh ky që i thoni babë ju këtu dhe tha çka është arritur që 25 vjet si në Kosovë, bjeri me laps, tha se nuk vlen”, tha ai në emisionin “Click” në RTV21

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume