Historiani Nuri Bexheti me propozim BOMBË: “Sheshi Iliria në Tetovë të mbaj emrin Vllado Chernozemski” (VIDEO)
Emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë kanë përplasur partitë politike shqiptare për shkak se opozita shqiptare kërkon që sheshet dhe disa rrugë të mbajnë emra të patritovëve shqiptarë si Mujdin Aliu, Mehemt Gega, Rafi Halili dhe sheshi Iliria ndërsa partia e Bilall Kasamit ka propozuar emra që nuk godasin palën maqedonase si Naim Frashëri, Sami Frashëri, Ismail Kadare, rruga e Parisit, Londërs, Brukselit. Emrat e propozuar nga Bilall Kasami janë emra që VMRO-ja nuk hidhërohet pasi emrat e patritoëve shqiptarë nuk i kalon dhe nuk i voton, përcjell TS.
Në lidhje me këto përplasje brenda shqiptarëve për emrat, historiani Nuri Bexheti ka dhënë një propozim bombë sa i përket sheshit Iliria. “Tetova duhet t’i ngrejë përmendore Vlado Chernozemskit” një komit bullgar.
Këtë propozim Bexheti e dha gjatë një interviste televizive, ku për shumë shqiptarë është një propozim shokues por në thelb ka një domethenie të madhe.
Historiani shpjegoi se përballë përplasjeve mes elitës maqedonase që kërkon emra komunistë (si Marshall Tito) dhe asaj shqiptare që kërkon emra puro shqiptarë (si Iliria), zgjidhja duhet të jetë një figurë që goditi Serbinë.
”Unë mendoj se emri duhet të jetë i një vojvode të famshëm bullgar, Vlado Chernozemski. Ky, bashkë me Ante Paveliqin, në vitin 1934 në Marsejë të Francës e ka vrarë Mbretin Aleksandër të Serbisë (Jugosllavisë). Për t’u bërë e pavarur Maqedonia, a e ka vrarë mbretin e Serbisë? Po! E pse mos ta nderojmë?” thotë Bexheti, trasnmeton TS.
Sipas Bexhetit ky është një krahasim që i ka bërë lëvizjes kaçake në Kosovë me atentatin e Marsejës të organizuar nga VMRO-ja e asaj kohe.
“Pra ne, i bie është koha e njëjtë e Azem Bejtës. Maksimumi që kaçakët e Kosovës kanë bërë, kanë vrarë një xhandar. Ashtu? Ndërsa këta të VMRO-së që e qeverisin Maqedoninë, e kanë vrarë mbretin e Serbisë. A është kështu? Prandaj Tetova si qytet, kërthiza e shqiptarëve, duhet ta nderojë Vlado Chernozemskin me përmendore dhe t’ia bëjmë me dije që Maqedonia është shtet i pavarur, nuk ka me Serbi, po është shtet i pavarur. Edhe idealet e VMRO-së janë këto” thotë Bexheti gjatë intervsitës.
Ndryshimi i emrave në Tetovë është ndaluar nga partitë opozitare shqiptare duke bllokuar me protestë Bilall Kasamin dhe këshillin komunal të Tetovës./TS/