Nga sot deri më 23 korrik për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë presidentja e Republikës së Indisë, Drupadi Murmu, për shkak të cilës do të vendoset një regjim i posaçëm trafiku në Shkup, kumtoi MPB-ja.
Regjimi i posaçëm i trafikut do të zbatohet në zonën më të gjerë qendrore të Shkupit. SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrëes në trafik të respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policor të uniformuar.