Një përleshje fizike në qendër të Tetovës është parandaluar nga policia mbrëmjen e 19 korrikut.
Siç mëson Tetovasot, konflikti ndodhi mes një 32-vjeçari nga Poroji dhe një 38-vjeçari nga Pallçishti i Epërm. Pas ndërhyrjes së policisë, njëri prej tyre u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, ku iu konstatuan lëndime trupore.
Tetovasot raporton se policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.