Portalet maqedonase raportojnë se është duke u zhvilluar një aksion policor në Gostivar, në kuadër të hetimeve për ndotjen e ujit të pijshëm, ndërsa sipas raportimit të Kurir.mk, janë arrestuar tre zyrtarë të NP “Komunalec” – ushtruesja e detyrës së drejtorit A.A, udhëheqësi i Sektorit të Ujësjellësit V.D dhe drejtori teknik L.N.

Sipas të njëjtit medium, aksioni po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa rasti po hetohet për dyshime mbi veprat penale “Ndotja e ujit të pijshëm” dhe “Vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës”, në përputhje me Kodin Penal.

Kurir.mk, duke iu referuar burimeve jozyrtare, shkruan se raporti i Institutit të Shëndetit Publik ka konstatuar se nga katër mostrat e analizuara të ujit, në dy janë gjetur baktere fekale koliforme, ndërsa në një mostër është evidentuar përqendrim i rritur i klorit. Institucionet kompetente ende nuk kanë publikuar një njoftim zyrtar për rrjedhën e aksionit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume