Zyra e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës ka publikuar pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026.

Sipas njoftimit, shpenzimet për aktivitetet e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe arrijnë në 12,421.39 euro.

Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se shpenzimet i përkasin periudhës nga 4 prilli 2026, kur Albulena Haxhiu mori detyrën si ushtruese e detyrës së Presidentes, deri më 30 qershor 2026.

Njoftimit i është bashkëngjitur gjithashtu pasqyra e plotë e shpenzimeve për këtë periudhë.

Sipas kategorive, shpenzimet ndahen si vijon:

Shpenzimet e karburanteve: 5,273.38 euro

Organizime protokollare: 3,192.00 euro

Biletat e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit (klasi ekonomik): 2,108.28 euro

Akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit: 1,594.23 euro

Dreka dhe darka zyrtare: 253.50 euro

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume