Stuhia e fuqishme që përfshiu Shkupin ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Në disa pjesë të qytetit janë shkulur drunj, të cilët kanë rënë mbi vetura dhe kanë bllokuar rrugë.

Fotografitë tregojnë pasojat e motit të ligë, me automjete të dëmtuara, degë të thyera dhe pemë të rrëzuara. Ekipet e shërbimeve kompetente janë në terren për largimin e pengesave dhe normalizimin e qarkullimit.

Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave dhe objekteve që mund të paraqesin rrezik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume