—- Pamë disa palë të zgjedhjeve nacionale të pa nevojshme dhe shumë të kushtueshme për Kosovën e varfër , por nuk po shohim ende politika racionale, politika unifikuese për të dalë përfundimisht nga kriza jo vetëm politike.Kemi mbetur duke pritur se a do të dalim nga ky rreth vicioz mbytës ,që për Kosovën dhe të ardhmen e saj don të thotë shumë. Këta njerëz politikisht janë konsumuar , janë bërë të mërzitshem në opinion public.Nuk po premtojnë asgjë në politikë…
Skënder MULLIQI
Polarizimet politike në Kosovë nuk janë nga dje.Ato janë moti në skenën tonë politike.Nga pas lufta e deri me sot, me duket mua është bërë luftë politike mbi baza ideologjike, përfituese, dhe baza që lidhen më autoritarizëm. Partite majtiste e radikalizuan luftën për pushtet.Këtë luftë e bënë shumë të ashpër .Polarizimi sigurisht së gjithmonë vjen nga kreu politik.Kjo nuk ndodhë rastësisht , por me vetëdije dhe qëllimisht.Ky radikalizim ishte product i polarizmit dhe radikalizmit të shoqërisë.Këtu nuk bëhët fjalë për dobësi.Edhe më pak për gabime .Cinizem është ky i llojit të vet.Dhe , kjo u tregua e rrezikshme.Ky radikalizim prodhojë korrupcionin dhe krimin e organizuar, nepotizëm etj. Ende nuk po shohim ndonjë transformim në përgjithësi të partive politike , që do të kishte ndihmuar më shumë proceset pozitive në Kosovë.Patem gjithashtu për një kohë të gjatë kriza politike , të cilat ende nuk po përfundojnë .Dy vite të fundit krizë politike dhe institucionale , kjo nuk kapërthehet më mendjën e shëndosh të njeriut.Pamë disa palë të zgjedhjeve nacionale të pa nevojshme dhe shumë të kushtueshme për Kosovën e varfër , por nuk po shohim ende politika racionale, politika unifikuese për të dalë përfundimisht nga kriza jo vetëm politike.Kemi mbetur duke prituar se a do të dalim nga ky rreth vicioz mbytës që për Kosovën dhe të ardhmen e saj don të thotë shumë. Këta njerëz politikisht janë konsumuar , janë bërë të mërzitshem në opinion public.Nuk po premtojnë asgjë në politikë.Ne vend që të janë aktiv , këta kanë marrë pozicion neutral politikë ,dhe mirë për qytetarë dhe vendin do të ishte që një shumicë prej tyre të largohen.Thuhet së “adoleshentet” mos të merren me politikë.Për politikan dekor Kosova nuk ka nevojë.Politika sot në vendin tonë është strukturuar në mënyrën më të keqe të mundshme.Kemi politikan pasiv të cilët po përdorin gjuhen e autoritarizmit, jashtë normave demokratike të sjelljes dhe veprimit.Keqpërdorimet dhe toleranca janë në nivel të ulët.Shoqëria gjatë po I toleron njerëzit të cilët po ia bëjnë gropën asaj.Është e çartë tashmë se Kosova e sotme nuk është ajo për të cilën shumë është sakrifikuar historikisht dhe në luftën e fundit çlirimtare. Sigurisht së ekzisiton një Kosovë tjetër.Kosov ëe qytetarëve normal, atyre të cilët nuk e tolerojnë gjuhën dhe veprimet autoritare të shekullit të kaluar.E dëshirojnë një Kosovë më të begatë , ku jeta është shumë më mirë për të gjithë .Kjo çka po shohim nuk është politikë përgjegjëse.Nje shoqëri demokratike shkon përpara, e nuk shtyhet mbrapa.Ky është kapitulim.Patriotizmi nuk është frazë.Por është formë e menduar mirë e shtetit demokratik.Kur nuk mbrohet Kushtetuta , nuk mbrohet as shteti.As demokracia nuk mbrohet më heshtje .Nuk mbrohet më tërheqje mbrapa .Nuk mbrohet nga ikja prej ideologjive.Ajo mbrohet më luftë parimore politike .Pa këto Kosovës i servohet regresi i përhershem.Dhe , ky nuk është fati që duhet pranuar …

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume