Policia rajonale e Gjakovës ka konfirmuar vetaksidentin me fatalitet të ndodhur pasditen e sotme në Llazicë të Malishevës.

Zëdhënsësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi tha se viktimë ka mbetur motoristi 19-vjeçar.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës ishte pa shenja jete.

Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume