Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi i ka uruar mirëseardhje ministrit të ri të komunitetit turk në qeveri. Azizi i ka shkruar edhe në gjuhën turke duke falenderuar për bashkëpunimin e ardhshëm mes qeverisë.

“Sot, koalicionit qeverisës iu bashkua zyrtarisht ministri i sapozgjedhur, miku im Zilfiqar Zejnullah.
Ky është një lajm i mirë për komunitetin turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili tashmë do të ketë një përfaqësim të drejtpërdrejtë dhe një adresë të qartë në Qeveri.
Urime ministrit Zilfiqar Zejnullah për detyrën e re! I uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive që ka marrë përsipër.
Njëkohësisht, urime komunitetit turk dhe Partisë Demokratike Turke (TDP) për këtë përfaqësim institucional. Besoj se ky angazhim do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve në vend”