Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), Karim Khan, është shkarkuar përfundimisht nga posti i tij, pas një vendimi të mbështetur nga 82 prej 125 shteteve anëtare të kësaj gjykate.
Shkarkimi lidhet me akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale, pretendime të cilat Khan i ka mohuar vazhdimisht, duke insistuar se nuk ka kryer asnjë shkelje, shkruan reuters.
Karim Khan ishte në krye të Prokurorisë së GJNP-së që nga viti 2021 dhe u bë një nga figurat më të njohura të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht pas vendimit për të kërkuar masa ndaj liderëve të përfshirë në konflikte ndërkombëtare.
Largimi i Khan nga posti i prokurorit vjen në një moment të ndjeshëm për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila po trajton disa nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.