Bekim Qoku

Kam disa pyetje, por njëra aktuale.
Me gjithë fuqinë që kishte BDI dhe lideri suprem komandat Soravia,

Ku o kanalizimi në Zajaz, o taj?

Kur një bandë hajdutësh e milionerësh nga politika të akuzojnë për një të vërtetë që u dhemb, vetëm mund të trimërohesh.

Le të dalin e t’u përgjigjen shqiptarëve lideri suprem Komandant Soravia dhe struktura e tij politike më e korruptuara në Ballkan, me më shumë funksionarë partiakë në Listën e Zezë amerikane se çdo subjekt tjetër politik në rajon për atë që kanë bërë, ose më mirë të thuhet, për atë që nuk kanë bërë gjatë 22 viteve në pushtet.

Përveç kanalizimit në Zajaz,
Pse nuk u ndërtua as edhe një kilometër autostradë në zonat e banuara me shumicë shqiptare?
Pse nuk u ndërtua as edhe një spital në zonat e banuara me shumicë shqiptare?
Pse nuk u ndërtua as edhe një stadium apo kompleks sportiv në zonat e banuara me shumicë shqiptare?

Me gjithë fuqinë në pushtet, pse vetëm funksionarët e BDI-së u bënë milionerë kurse popullin e lanë gjendje mizorie?