Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që Qeveria të sqarojë menjëherë pse manifestimi “Ditët e Shën Savës”, ku mysafir kryesor ishte Milorad Dodik, u zhvillua pa pagesë në një institucion shtetëror të kulturës, ndërsa për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve janë faturuar 4.500 euro.

Edhe më skandaloz është heshtja e VLEN-it, partnerit të koalicionit në Qeveri, i cili çdo ditë paraqitet si mbrojtës i barazisë dhe i të gjitha komuniteteve, por nuk thotë asnjë fjalë kur institucionet shtetërore zbatojnë standarde të dyfishta.

Për aktivitet me Dodikun – falas.
Për Ditën e Romëve – 4.500 euro.
Për VLEN-in – heshtje.

A pajtohet VLEN me këtë politikë? A kanë votuar ministrat e tyre për këtë vendim? Dhe a është roli i tyre në Qeveri i reduktuar vetëm në mbulimin e heshtur të çdo padrejtësie?

Institucionet shtetërore të kulturës nuk guxojnë të përdoren sipas afërsisë politike, preferencave etnike apo interesave partiake. Nevojiten kritere të qarta, të barabarta dhe publike për të gjithë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume