Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pas veprimit të bërë gjatë takimit me presidentin e UFC-së, Dana White.

Gjatë takimit, teksa e falënderoi White për zhvillimin e eventit të radhës në Beograd, Vuçiç i dhuroi atij një instrument muzikor – lahutën.

Ky veprim ka nxitur reagime, pasi lahuta konsiderohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në malësitë e veriut. Sipas reagimeve në rrjete sociale, Vuçiq ia ka prezantuar Dana White këtë instrument si një instrument folklorik serb.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume