Ruzhdi Matoshi ka reaguar ashpër lidhur me, sipas tij, shkeljen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke kërkuar përgjegjësi penale për drejtuesit e disa institucioneve shtetërore informon Tetovasot.

Sipas Matoshit, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, drejtori i “Makedoniapat” dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve duhet të përballen me kallëzim penal për moszbatimin e ligjit.

“Drejtorit të Rrugëve të Maqedonisë së Veriut, drejtorit të ‘Makedonijapat’-it dhe drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve duhet t’u bëhet padi penale për shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe për moszbatimin e tij, ashtu siç e përcakton ligji”, ka shkruar Matoshi.

Ai ngriti edhe pyetjen: “Pse kjo urrejtje nga bashkëqytetarët tanë maqedonas ndaj gjuhës më të vjetër në këto troje?”

Deklarata e Matoshit vjen në kohën kur në opinion vazhdojnë reagimet për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe tabelat shtetërore. Tetovasot do të ndjekë reagimet eventuale të institucioneve lidhur me këto pretendime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume