Gostivar – Një aksion i përbashkët i policisë, Doganës, DAP-it dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të madhe stolish ari në një argjendari në qendër të Gostivarit.

Siç raporton Tetovasot, gjatë kontrollit janë sekuestruar 1 kilogram e 327 gramë stoli ari, me vlerë të përllogaritur prej rreth 86.959 euro, për shkak se nuk ishin të deklaruara dhe nuk posedonin vulën përkatëse.

Procedurën e mëtejshme do ta zhvillojë Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume