Tetovasot raporton se një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Luboten” në Tetovë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një automjet “Opel”, i drejtuar nga një 20-vjeçar nga Brodeci, dhe një biçikletë që drejtohej nga 75-vjeçari nga Reçica e Vogël.

Tetovasot raporton se i lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa Prokuroria Publike dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume