Tetovasot raporton se një 66-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se djali i tij 40-vjeçar, person me probleme shëndetësore dhe pengesa në zhvillim, është sulmuar fizikisht.

Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur më 27 gusht në rrugën “Vëllezërit Milladinovi”, ndërsa i dyshuari është A.C. nga Tetova.

Tetovasot raporton se viktima ka pësuar lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume