Tetovasot raporton se një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës magjistrale Mavrovë–Rostushë.

Në përplasje u përfshinë një automjet “BMW” me targa të Strumicës dhe një kamion “MAN” me rimorkio me targa të Vinicës.

Tetovasot raporton se të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume