Më 05.09.2026, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria M.T. (38) nga Makedonski Brodi, duke vepruar pas denoncimit se më 05.09.2026, rreth orës 10:00, kishte shkaktuar zjarr në fsh. Breznicë, Makedonski Brod, kështu që prej shkëndijave të mjetit për kositje me benzinë, pranë shtëpisë së tij në fsh. Breznicë, ka shpërthyer zjarri i cili është përhapur drejt pronave fqinje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i NP-së „Pyjet Kombëtare“ dhe nga banorët vendas. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të pasojë kallëzim përkatës

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume