Deputeti i VLEN-it në emisionin “N’Dritë” në Alsat i doli në mbrojtje ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivarit lidhur me deklaratat për UÇK-në. Sipas Qokut, Shasivari ka mbrojtur vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës, të cilën e ka “themeluar” kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Që ta hedhish fajin diku tjetër, për investimin që ke bërë edhe fillon të spekulosh edhe me deklarata të ndryshme si[ është kjo e Jeton Shasivarit. Jeton Shasivari mbron një vendim të një gjykate, që e ka themeluar në thonjëza zotëri Ali Amei. Një Gjykatë, një Dhomë Speciale ku vetë Ali Ahmeti ka qenë atje si dëshmitarë dhe ka dhënë deklaratë 27 orë”, tha Bekim Qoku.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume