Nikolloski‑Al Sebusi: Ekziston potencial i madh për avancimin e bashkëpunimit me EBA në aviacion, infrastrukturë dhe turizëm
Zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikoloski, sot realizoi takim me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Maqedoni, Abdulla Al Sebusi, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, me theks në aviacion, infrastrukturë dhe turizëm.
Fokus i veçantë i takimit ishte vendosur mbi mundësitë për bashkëpunim në aviacion dhe vendosjen e një linje të re ajrore ndërmjet dy vendeve.
Gjithashtu u hapën edhe çështjet për investime në infrastrukturën e transportit, përfshirë realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore me rëndësi rajonale.
U diskutua edhe për avancimin e turizmit mes dy vendeve si dhe për potencialin për investime në infrastrukturën turistike dhe zhvillimin e ofertave të reja turistike.
Zëvendëskryeministri Nikoloski i theksoi mundësitë dhe kushtet investuese që i ofron Maqedonia për investitorët e huaj, duke përmendur pozitën gjeografike të favorshme të vendit, lidhjen e tij me korridoret rajonale të transportit, si dhe mundësitë për realizimin e projekteve me rëndësi strategjike dhe infrastrukturore.
Në takim u theksua edhe potenciali për vendosjen e bashkëpunimit me kompani dhe investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në disa fusha strategjike me rëndësi për Maqedoninë.
U konkludua se ekziston hapësirë e madhe për bashkëpunim, ndërsa qëllimi është që në periudhën e ardhshme të krijohen kushte për realizimin e investimeve dhe projekteve konkrete me interes të përbashkët.