Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka zhvilluar kontrolle të intensifikuara në terren për fiskalizimin në të gjithë territorin e vendit, gjatë periudhës nga 25 gushti deri më 25 shtator 2026.

Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar gjithsej 479 objekte, prej të cilave 162 ishin objekte tregtare, 167 objekte hotelerie dhe 150 objekte shërbimi.

Nga kontrollet e kryera, në 281 objekte nuk janë konstatuar parregullsi, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 198 sanksione. Në 14 raste janë ndërmarrë masa për ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë, përkatësisht mbyllje dhe vulosje të objekteve.

Numri më i madh i kontrolleve është kryer në Shkup, gjithsej 59, ku janë konstatuar 24 parregullsi.

Në të njëjtën periudhë, në Ohër janë kryer 31 kontrolle, gjatë të cilave janë konstatuar 5 parregullsi.

Ndërkohë, në qytetin fqinj të Strugës janë zhvilluar 20 kontrolle, ku janë konstatuar 2 parregullsi.

Kontrollet janë pjesë e aktiviteteve të DAP-it për mbikëqyrjen e respektimit të rregullave për fiskalizimin dhe detyrimeve ligjore nga subjektet afariste.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume