Radovish: 21-vjeçari dyshohet se u siguronte marihuanë edhe personave të tjerë, mes tyre edhe një të mituri
RADOVISH – NJPB Radovish ka ngritur kallëzim penal kundër M.Sh. (21), nën dyshimin për veprat penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, më 13 mars 2026 në Radovish, nëpunësit policorë e kanë gjetur të dyshuarin së bashku me tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve i mitur, duke përdorur marihuanë.
Droga, sipas dyshimeve, ishte siguruar nga 21-vjeçari. Rasti do të vazhdojë me procedurë të mëtejshme pas dokumentimit të plotë, raporton Tetovasot.