Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Tetovë–Gostivar, pasi një automjet “Audi” ka dalë nga rruga.

Sipas Policisë, katër persona nga Dibra janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Dy nga të lënduarit janë transferuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup për trajtim të mëtejshëm,” njoftoi MPB.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume