Shkëndija U17 ka dhënë një tjetër demonstrim force në kampionat, duke e mposhtur Bregallnicën në Shtip me rezultatin e thellë 0:7 informon Tetovasot.

Skuadra e drejtuar nga Taxhedin Kasami – Taki dominoi takimin nga minuta e parë deri në të fundit, duke zhvilluar një futboll të shpejtë, cilësor dhe shumë efikas. Kuqezinjtë kontrolluan plotësisht lojën, krijuan raste të shumta dhe i konkretizuan ato me shtatë gola, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Kjo fitore e thellë është një tjetër dëshmi e formës së shkëlqyer të Shkëndijës U17, e cila po konfirmohet si një nga skuadrat më të forta në kampionat. Puna e trajnerit Taxhedin Kasami – Taki dhe përkushtimi i futbollistëve po japin rezultate të dukshme, ndërsa ekipi vazhdon të dërgojë mesazh të qartë për rivalët.

Me paraqitje të tilla bindëse, Shkëndija U17 vazhdon marshimin e saj fitues, duke ngritur pritshmëritë për një sezon të suksesshëm raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume