Shkup, 13 tetor – Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut, të cilën e kishte përdorur zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Ahmet Miftari, është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në Shkup.

Incidenti ka ndodhur pas mesnate, në rrugën “Krste Asenov”, ndërsa rastin për javoren “Fokus” e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas policisë, rasti është denoncuar në orën 02:12, ndërsa automjeti i përfshirë nga zjarri është në pronësi të Lotarisë Shtetërore. “Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka denoncuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup është përfshirë nga zjarri një automjet i tipit ‘Beijing Baic’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë njoftuar nga MPB për “Fokus”.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka shpërthyer zjarri, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për ndonjë shkak tjetër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume