Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në një mbledhje të zgjeruar me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ka diskutuar situatën aktuale politike në vend dhe në rajon, si dhe mundësinë e përditësimit të Marrëveshjes Politike të partisë.

Sot, në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare, u mbajt mbledhja e zgjeruar e Kryesisë Qendrore, ku në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet aktuale politike dhe e ardhmja e Marrëveshjes Politike të PDSH-së.

Gjatë mbledhjes, kryetari i partisë paraqiti një analizë të situatës politike në vend dhe në rajon, duke trajtuar gjithashtu çështjet që lidhen me Marrëveshjen Politike të partisë.

Pas një diskutimi të gjerë dhe shkëmbimit të mendimeve, anëtarët votuan unanimisht për formimin e një grupi punues, i cili do të rishqyrtojë Marrëveshjen Politike të PDSH-së.

Grupi punues do të analizojë mundësinë e përditësimit dhe plotësimit të marrëveshjes, si dhe nevojën për ruajtjen e saj në formën aktuale.

Në vijim, grupi do të shqyrtojë të gjitha alternativat dhe do të paraqesë propozimet dhe rekomandimet përkatëse për shqyrtim të mëtejshëm.

Formimi i këtij grupi punues shënon hapjen e një procesi të brendshëm të rishqyrtimit të Marrëveshjes Politike të PDSH-së, ndërsa vendimet e mëtejshme do të varen nga propozimet dhe rekomandimet që do të dalin nga ky proces.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume