Me fillimin e orës 11:00, në fshatin Çellopek është vërejtur një fluks më i madh i qytetarëve drejt vendvotimeve, për të votuar kandidatin e tyre të preferuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Në prononcimet për portalin TetovaSot, disa banorë thonë se e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, por shprehin skepticizëm nëse zgjedhjet do të sjellin ndryshime konkrete.
“Votova, por s’besoj se do të ndryshojë diçka”, thotë një banor i Çellopekut për TetovaSot.
“Votova, inshallah bëhet më mirë”, shprehet një tjetër qytetar.
Ndërsa një banor tjetër tregon hapur mbështetjen e tij për kandidatin Arkin Jahi.
“Votova për Arkin Jahin, e meriton”, deklaron ai.
Disa nga qytetarët gjithashtu u bëjnë thirrje shqiptarëve që të dalin sa më masovikisht në votime, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor./TS/