Dy punonjës të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Tetovë janë përballur me kallëzim penal nën dyshimet se nuk kanë ofruar ndihmë mjekësore për një person të lënduar, mëson Tetovasot.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj I.V. (35) dhe I.M. (51), të punësuar në ISHP Tetovë, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”.

Siç raporton Tetovasot, rasti ka ndodhur më 29 qershor 2026, kur pas një telefonate për një person të lënduar në fshatin Dobrosht, punonjësja që ka pranuar thirrjen nuk ka dërguar ekip mjekësor në vendngjarje, ndërsa për rastin e ka njoftuar edhe përgjegjësin e turnit.

Autoritetet po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë penale.
:::

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume