Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike dogjën ulëset e vendosura nga kryeministri Rama për dialog para godinës së qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ku akuzon PD për “terror urban”.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse “studentëve” bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban”, shkruan Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume