Pas një përballjeje me policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit janë larguar me shpejtësi, për tu mbledhur sërish në fillim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ata kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku duket se do të vijojë pjesa tjetër e kësaj proteste, e cila ashtu si në ditët e kaluara, duket se ka pasur sërish dhunë.

Mbetet për tu parë nëse te Kryeministria situata do të vijojë e tensionuar apo protestuesit do të zgjedhin një mënyrë më të qetë për të protestuar.

Ndërkohë që marshojnë, protestuesit shihet të shtyjnë gurë me këmbë drejt kryeministrisë, aty ku janë marrë masa që të mos ketë mundësi sulmi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume