VLEN u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi dhe të mbështesin listën e përbashkët të partive politike shqiptare.

Bashkimi tashmë është realitet. Tani është koha që ky bashkim të dëshmohet me votë, me mobilizim dhe me përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.

Apelojmë veçanërisht te shqiptarët e Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, të udhëtojnë drejt vendvotimeve të tyre dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Urojmë që ta kthejmë bashkimin në forcë politike dhe 25 tetorin në një ditë historike për shqiptarët e Luginës! Synimi është përfaqësimi më i madh shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Çdo votë ka rëndësi!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume