Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në magjistralen Gostivar–Tetovë, ku një shofer po qarkullonte në drejtim të kundërt nën ndikimin e alkoolit, raporton Tetovasot.

Pas një denoncimi të qytetarëve, policia ndërmori masa dhe në pikën e pagesës rrugore në Tetovë ndaloi një automjet “Shkoda” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit u konstatua se drejtuesi B.O. (33) nga Dobroshti kishte 2.06 promilë alkool në gjak, pas së cilës u arrestua.

Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes edhe dy pasagjerët, A.J. (27) nga Nerashti dhe N.A. (38) nga Dobroshti, u sollën në mënyrë agresive dhe fyen punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Edhe ata u privuan nga liria.

Të tre janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballen me parashtresa përkatëse, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume