Deri në orën 15:00, në zgjedhjet në Komunën e Bërvenicës kanë votuar gjithsej 6.579 qytetarë, apo 40,49 për qind e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.

Sipas të dhënave të publikuara, nga gjithsej 16.256 votues të regjistruar, deri në këtë orë janë përpunuar 16.247 vota.

Procesi zgjedhor është zhvilluar në të gjitha 24 vendvotimet, të cilat janë përpunuar 100 për qind.

Beteja për drejtimin e Komunës së Bërvenicës po ndiqet me interes të madh, ndërsa gara zhvillohet mes kandidatëve të AKI-së dhe VMRO-DPMNE-së./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume