Bolivia ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare për shkak të fenomenit klimatik El Niño, pas përhapjes së thatësirës në disa rajone të vendit dhe paralajmërimeve për përmbytje gjatë muajve të ardhshëm.

Vendimi është marrë nga presidenti Rodrigo Paz, i cili ka firmosur Dekretin Suprem 5759, me synim mobilizimin e burimeve financiare dhe njerëzore për përballimin e situatës.

Sipas Zëvendësministrisë së Mbrojtjes Civile, thatësira ka prekur 78 mijë e 217 familje në shtatë nga nëntë departamentet e Bolivisë. 63 komunitete kanë shpallur gjendjen e thatësirës, ndërsa zona të tjera përgatiten për mundësinë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.

Qindra mijëra familje pa energji pas sulmeve ruse, Ukraina kundërpërgjigjet me dronë ndaj objektivave industriale
Presidenti ka paralajmëruar se vendi mund të përballet njëkohësisht me mungesë reshjesh në disa zona dhe shira të rrëmbyeshëm në të tjera.

Dekreti i emergjencës mbulon rreziqet që lidhen me El Niño gjatë periudhës 2026–2027. Përveç thatësirave dhe përmbytjeve, autoritetet paralajmërojnë dhe ngrica, breshër, zjarre pyjore dhe dalje të lumenjve nga shtrati.

El Niño është një fenomen klimatik natyror qe ndikon në modelet e reshjeve dhe temperaturave në rajone të botës, duke shkaktuar thatësira në disa zona dhe reshje të dendura në të tjera. Në Bolivi, këto ndryshime mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për jetën e banorëve, bujqësinë dhe blegtorinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume