Zyrtarët doganorë nga Njësia Doganore e Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Punë Operative zhvilluan një aksion kontrolli ndaj produkteve të akcizës në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e qytetit në Prilep. Gjatë aksionit u konfiskuan gjithsej 168,7 kilogramë duhan i prerë, për të cilin ishte shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh. Në aksion u kërkua edhe asistenca e zyrtarëve policorë.
Konkretisht, gjashtë persona u kapën duke shitur duhan pa pulla akcize, duke shkelur rëndë ligjin, duke dëmtuar Buxhetin e shtetit dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Kundër tyre janë iniciuar procedurat përkatëse pranë gjykatës kompetente dhe Komisionit për Kundërvajtje.
Ky është aksioni i dytë i Drejtorisë së Doganave brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Më parë, gjatë një kontrolli në tregun e Çairit, ishin konfiskuar 135 kilogramë duhan i prerë.
Drejtoria e Doganave vazhdon luftën e intensifikuar kundër tregtisë ilegale me duhan dhe produkte të duhanit, përmes forcimit të kontrolleve në brendësi të vendit dhe intensifikimit të hetimeve lidhur me importin e duhanit dhe produkteve të duhanit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume