Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi pasditen e së hënës në Tetovë.
Sipas Policisë, më 16 nëntor 2026, rreth orës 17:35, në bulevardin “Ilindenska”, një automjet i tipit “Suzuki”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.A. (56) nga Tetova, ka goditur këmbësorin N.D. (56), gjithashtu nga Tetova.
Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Në vendin e ngjarjes kanë kryer këqyrje ekipet e SPB Tetovë, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
TetovaSot do t’ju mbajë të informuar për çdo detaj zyrtar që do të publikohet lidhur me rastin.