Tri klinika universitare në Shkup kanë marrë drejtues të rinj. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka pritur sot (17 nëntor) drejtorët e sapoemëruar.

Drejtorët e rinj janë:

Dr. Vladimir Andreevski – Klinika e Gastroenterohepatologjisë.

Dr. Pançe Karagjozov – Klinika e Kirurgjisë Digjestive.

Dr. Blagoja Srbov – Klinika e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive.

Gjatë takimit, Klekovski theksoi se prioritetet e drejtuesve të rinj duhet të jenë përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, futja e metodave moderne të trajtimit, shkurtimi i listave të pritjes dhe rikthimi i besimit të pacientëve.

Ministri falënderoi edhe drejtuesit e mëparshëm për kontributin e tyre, veçanërisht në trajtimin e pasojave të tragjedisë së Koçanit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume