Një 40-vjeçar nga fshati Përshefcë i Tetovës është privuar nga liria pasi është konstatuar se kishte drejtuar automjet pa dhënë provimin për patentë shoferi dhe më herët nuk kishte ndaluar në shenjën e policisë.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 18 nëntor 2026, personi me inicialet M.I. (40) ishte thirrur në Stacionin Policor Tearcë për një kundërvajtje të mëparshme, pasi nuk kishte ndaluar me automjetin e udhëtarëve në urdhrin e dhënë nga zyrtarët policorë.
Gjatë bisedës zyrtare është konstatuar se ai automjetin “Volkswagen Bora” me targa të Tetovës e kishte drejtuar pa poseduar patentë shoferi.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.