Beti Angelkovska, nëna e vajzës nga Manastiri që u rrah, thotë se nuk do të heqë dorë nga lufta për drejtësi për vajzën e saj. Ajo pretendojnë se ekzistojnë video, fotografi dhe materiale të tjera që, sipas saj, dokumentojnë dhunën.

Në fjalimin e saj, Angelkovska shprehu revoltë për faktin se, siç theksoi, partneri i vajzës së saj tani e ka paditur atë, duke e akuzuar se ajo e ka rrahur atë.

“Ka regjistrime, video, materiale, foto. Unë personalisht i shoh fotot dhe më besoni, para syve të mi po ndodh gjithçka përsëri”, tha nëna.

Ajo tha se e ka rritur vetë vajzën e saj për 21 vjet dhe se nuk do të lejojë që dikush t’ia shkatërrojë jetën. Sipas dëshmisë së saj, në një moment vajza iku nga shtëpia duke dalë nga dritarja dhe shkoi në stacionin e policisë.

Angelkovska njoftoi se do ta kërkojë drejtësinë deri në fund dhe bëri thirrje për të gjitha vajzat dhe gratë që përballen me dhunë të mos heshtin dhe ta denoncojnë.

“U bëj thirrje të gjitha vajzave dhe grave, nëse ka dhunë, të mos e durojnë, por ta denoncojnë. Unë çdo ditë e pyesja vajzën time: “Pse po e duron, pse?” Por më në fund u vendos dhe tani do ta kërkoj drejtësinë deri në fund”, tha Angelkovska.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume