Policia ka intervenuar në disa raste të dhunës në familje gjatë 22 nëntorit.
Në Manastir është arrestuar N.P. (46), pasi bashkëshortja e tij 40-vjeçare e denoncoi për dhunë fizike dhe kërcënime.
Po në Manastir është arrestuar edhe B.K. (42), i cili sipas denoncimit kishte kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij 25-vjeçare, me të cilën ndodhet në procedurë shkurorëzimi.
Ndërkohë, në Kriva Pallankë është ndaluar D.M. (35), i dyshuar se kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar bashkëshorten.
Në të gjitha rastet, pas dokumentimit të plotë, do të parashtrohen kallëzime përkatëse, raporton Tetovasot.